Reali me ecuri negative pas 39 vitesh
Real Madrid është mposhtur nga kampionët e Ukrainës, Shakhtar 2:3 në shtëpi, në ndeshjen e xhiros së parë të Ligës së Kampionëve, për ta çuar në tre serinë e humbjeve në këtë garë. Dhe hera e fundit kur kjo i kishte ndodhur Real Madridit ishte në vitin 1981, kur kjo garë quhej Kupa e Kampionëve. Real Madrid në sezonin e fundit, në 1/16 e finales së Ligës së Kampionëve ishte eliminuar nga Mançester Sity, pas dy humbjeve radhazi, ndërsa humbja nga Shakhtar, çon në tri numrin e humbjeve radhazi për ‘Los Blancos’.
Në këtë situatë alarmuese, Florentino Perez, pas ndeshjes qëndroi vetëm disa minuta në zhveshtoren e “Los Blankos” duke konfirmuar se gjërat nuk shkojnë në kahje të duhur. Trajneri Zidan ka premtuar se do të angazhohet për të eliminuar problemet që kanë mbetur pa u zgjidhur në skuadër, por është e qartë se ekipi ka një problematikë edhe sa i përket karrakterit. Ajo ndaj Shakhtarit ishte disfata e dytë e bujshme, duke kujtuar edhe Kadizin, dy ndeshje që flasin për një situatë e cila shpejt mund të shpërthejë.
Mungesa e publikut ka bërë që kontestimi të mos jetë në sytë e të gjithëve, por Perez, njeriu që investoi aq shumë për rikthimin e Zidane, nuk është aspak i kënaqur. Trajnerit spanjoll i duhen dy rezultate, ndaj Barcelonës dhe Moenchengladbachut, për t’u konfirmuar, në të kundërt, gjithçka mund të ndodhë.
Vetë trajneri, pas humbjes në Champions, deklaroi: “Më vjen keq për atë që po ndodh, nuk e pashë skuadrën të luante ashtu siç ua kisha kërkuar djemve. Kemi luajtur keq, s’ke çfarë thua më tepër. Tani fokusohemi tek “El Clasico”.