Reali me një objektiv të qartë për transferime

Real Madrid nuk do ndërhyjë në merkaton e dimrit, megjithatë objektivi është i qartë për madrilenët në verë. Lojtarë si Kros dhe Modriç ndihet që mbeten të pazëvendësuar, edhe pse Çabi Alonso ka provuar me disa ndryshime.

Reali po studion tregun për të afruar një organizator. Gyler provoi gjatë këtij sezoni, njësoj si Kamavinga , Tçuameni, Valverde apo Bellingham.

Asnjë prej tyre nuk ishte brenda pritshmërive. Zubimendi ndërkohë shikohej si profil interesant, por fokusi qëndron i gjithi tek Arsenali. Vetë tifozët po ashtu duan që klubi të përforcohet me një organizator. Kështu mbeten për t’u parë lëvizjes në vazhdim.

LEXO EDHE:

Back to top button