Reali me trajner të ri në Botërorin e klubeve, shkarkohet Ançeloti?!

Real Madridi mund të ketë një trajner të ri në krye të skuadrës së parë që do të shkojë në Kupën e Botës për Klube FIFA 2025 në SHBA, pretendon gazetari Ramon Alvarez.

Ekziston një shans që Karlo Ançelotti të shkarkohet pas përfundimit të sezonit 2024/25 dhe zëvendësuesi i tij të merret shpejt. Çabi Alonso mbetet favoriti për të pasuar italianin në “Santiago Bernabeu”, nëse trajneri veteran shkarkohet së shpejti. Trajneri spanjoll nuk ka përsëritur ende ndonjë dëshirë për të qëndruar në Bajer Leverkuzen, sezonin e ardhshëm dhe gjërat mund të ndryshojnë shpejt në të ardhmen e tij nëse Ançeloti shkarkohet.

Për momentin, trajneri italian ruan besimin nga brenda drejtuesve, pavarësisht humbjes së fundit 3-0 ndaj Arsenalit. Nga ana tjetër Ançelotti mund t’i shpëtojë shkarkimit vetëm nëse bën ndonjë mrekulli për të kaluar tutje në Ligën e Kampionëve apo të fitojë “Copa del Rey” dhe La Liga-n, ku në të dyja është ende në garë.

Gjithsesi duket e vështirë që Ançelotti të vazhdoj të mbetet në krye të Real Madridit edhe për sezonin e ardhshëm.

LEXO EDHE:

Back to top button