Reali mendon për Ademola Lokman, por Atalanta kërkon 60-70 mln euro

Real Madridi pritet të jetë më aktiv se zakonisht në afatin kalimtar vitin e ardhshëm. Trent Aleksander-Arnold, Alfonso Dejvis dhe Florian Virtz raportohen të jenë objektivat e klubit, ndërsa po mendohet edhe një lëvizje për sulmuesin e Atalantas, Ademola Lokman.

Sipas “CaughtOffside” , Real Madridi është së bashku me Man. Junajted dhe Paris Sen Zhermen në garën për të nënshkruar me sulmuesin nigerian, i cili ka regjistruar 10 kontribute në gola në vetëm nëntë ndeshje të Serie A deri më tani këtë sezon.

Lookman është zhvilluar në një lojtar të domosdoshëm për Atalantën gjatë 12-18 muajve të fundit dhe ata nuk kanë ndërmend ta lënë të largohet lehtë. Nëse do të konsiderohej një shitje e tij, besohet se do të duheshin 60 deri 70 milionë euro.

LEXO EDHE:

Back to top button