Reali nisi bisedimet me Trent Aleksander, informon edhe Liverpullin

Real Madridi thuhet se ka informuar tashmë Liverpullin se do t’i nisë bisedimet me mbrojtësin e tyre, Trent Aleksander-Arnold, i cili është në muajt e fundit të kontratës. Sipas “Talksport”, Real Madridi e ka njoftuar Liverpullin me qëllimet e tyre për të nisur bisedimet e transferimit me Trent Alexander-Arnold në janar të 2025.

Anglezi do të jetë në gjendje të negociojë një marrëveshje para-kontrake me klubet e tjera në janar, pasi ai kalon në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij me Reds.

Real Madrid dëshiron të mbajë një marrëdhënie respekti dhe të përzemërt me skuadrën e Premier Ligës, kjo është arsyeja pse ata i kanë informuar “The Reds” për dëshirën e tyre për të biseduar me mbrojtësin e djathtë.

Aleksander-Arnold nuk ka shfaqur ende ndonjë dëshirë për të nënshkruar një kontratë të re afatgjatë me Liverpoolin dhe është bërë prioriteti nr.1 i Real Madridit për afatin e verës 2025.cNdryshe, mbrojtësi i djathtë ka bërë 15 paraqitje për Liverpullin deri më tani këtë sezon, por nuk ka luajtur kundër Real Madridit.

LEXO EDHE:

Back to top button