Reali pa sulmuesin kryesor ndaj Atalantës

Sulmuesi i Real Madrid, Karim Benzema, nuk do jetë i pranishëm në ndeshjen me Atalantan në kuadër të Ligës së Kampionëve. Sulmuesi francez, Karim Benzema, nuk do të udhëtojë me pjesën tjetër të skuadrës për ndeshjen ndaj Atalantas në Bergamo. Sipas “Deportes Cuarto”, 33 vjeçari nuk do jetë në gjendje fizikë të jetë gati për ndeshjen me italianët në Ligën e Kampionëve.

- Advertisment -

 

Sipas artikullit Benzema do vazhdojë rikuperimin në kampin stërvitor të “Los Blancos” në Valdebebas. Francezi është njëri nga figurat kryesore të Realit këtë sezon, ai ka shënuar 17 gola këtë sezon dhe gjatë dy sezoneve të fundit ka 57 gola. Benzema i bashkohet mungesave tanimë të konfirmuara si: Serhio Ramos, Eden Hazard, Marselo, Dani Karvahal, Fede Valverde, Rodrigo Goes, Alvaro Odriozola dhe Eder Militao.

LEXO EDHE:

Back to top button