Liga e Kampionëve mbylli fazën e garave në grupet A, B, C dhe D. Tashmë janë mësuar skuadrat e kualifikuara, janë mësuar skuadrat që zbresin në Ligën Europa dhe natyrisht, ato që mbeten jashtë.
Në grupin C, kryesuesit e shkëputur, Real Madrid janë perfekt dhe me pikët e plota, pasi triumfuan 2-3 ndaj Union Berlin në Gjermani. Avancon tutje edhe Napoli si vend i dytë, pas suksesit 2-0 ndaj Bragës, me këta të fundit që janë të detyruar të kënaqen me pozitën e 3-të dhe Ligën Evropa.
Në grupin D, Real Sosiedadi ia del si kokë grupi, pas barazimit pa gola me Interin, me zikaltërit që kualifikohen tutje, por vetëm si vend i dytë. Benfika përqafon Ligën Europa pasi mundi Salzburg.
Në grupin A, Man. Junajted lan duart jo vetëm me kompeticionin më të rëndësishëm për klube, por edhe me Ligën Europa, pas humbjes 0-1 me kryesuesit e padiskutueshëm të Bajern Munihut. Bashkë me bavarezët, një biletë për në fazën tjetër e pret edhe Kopenhaga, falë faktit se mposhtën 1-0 Gallatasarain.








