Reali te Gladbahu gjen zëvëndësuesin e Toni Krosit

Real Madridi tanimë ka filluar të mendojë për zëvendësuesin e gjermanit Toni Kros, I cili është futur në vitin e 5-të si futbollist I skuadrës madrilene. Bëhet fjalë për mesfushorin e Borusia Mynshegladbahut, Florian Nojhaus i cili është duke kaluar nëpër një formë fantastike.

Gjermani 23-vjeçar që luan si mesfushor organizator, ka shkëlqyer këtë edicion, ku në 18 takime ka shënuar katër gola e ka bërë katër asistime. “Los Blancos” janë duke e përcjell prej kohësh lojtarin dhe mediat spanjolle kanë raportuar se drejtuesit e ekipit madrilen kanë biseduar me ata të Gladbahut për lojtarin në dy ndeshjet që ekipet i kanë zhvilluar në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Real Madrid është gati të shpenzojë deri në 50 milionë euro për transferimin e mesfushorit gjerman.

LEXO EDHE:

Back to top button