Reali vihet në “gjah” pas yllit të ri të Borusia Dortmundit

Sipas të përditshmes “MARCA”, skuadra e Real Madridit ka vënë në pah një nga mrekullitë e Borusia Dortmundit, Xhud Bellingam, i cili ka qenë në radarin e “Los Blancos” për shumë kohë.

Dortmundi ka përfituar nga Erling Haaland, i cili iu bashkua Man. Sitit këtë verë. Kjo do të thotë se ata nuk kanë më nevojë për fonde dhe nuk do të bien dakord ta shesin yllin e ri, Belingamin për ndonjë shifër të ulët. Çelësi i së ardhmes së Belingamit qëndron në rinovimin apo jo të kontratës së tij. Dhe pikërisht këtu del në pah Real Madridi.

“Los Blancos” pritën që Kilian Mbape të merrte një vendim përfundimtar dhe kur ai refuzoi klubin e La Ligas, ata u zhvendosën për opsionin e tyre tjetër, që ishte Aurelien Tçouameni. Belingam ra dakord të qëndronte edhe një vit te Borusia Dortmund, klubi që zgjodhi ta nënshkruante me të në verën e vitit 2020 në këmbim të 25 milionë eurove.

Përfaqësuesit e Real Madridit kanë udhëtuar për ta parë lojtarin në Dortmund dhe e pranojnë se ai do të ishte mesfushori ideal për të ndihmuar në periudhën e tranzicionit së bashku me Fede Valverden, Eduardo Kamavingan dhe Tçouamenin.

LEXO EDHE:

Back to top button