Reali zbulon përforcimin e parë në merkaton e verës

Real Madridi ka njoftuar nënshkrimin e tyre të parë këtë verë, duke rikthyer në klub mbrojtësin e majtë Fran Garsia, tre sezone pas largimit për në Rajo Valejkano.

Transferimi ishte konfirmuar nga presidenti i Valejkanos, Raul Martin Presa dhe Karlo Ançelotit, në muajt e fundit, me një marrëveshje të raportuar fillimisht në shkurt, ndërsa tani u konfirmua nga faqja zyrtare e “Los Blancos”.

“Real Madrid CF dhe Rajo Valejkano kanë rënë dakord për transferimin e lojtarit Fran Garsia, i cili do të jetë me klubin për katër sezonet e ardhshme”, thuhet në njoftim zyrtar.

23-vjeçari erdhi nga Akademia e Real Madridit, por u transferua në Rajo në fillim si huazim, dhe më pas për dy milionë euro në vitin 2021.

Të hënën, më 12 qershor, në orën 12:00 në Real Madrid, Fran Garsia do të prezantohet si lojtar i ri i Real Madridit, ndërsa më pas do të dalë para mediave.

LEXO EDHE:

Back to top button