Realin e Bajernin i pret kundërshtar i vështirë, PSZH përballë pretendentëve

Liga e Kampioneve tashmë ka një tablo pak më të qartë sa i përket rrugëtimit të mëtejshëm të skuadrave, kur mbeten në garë 16 skuadrat më të mira. Me skuadrat e kualifikuara të mërkurën në darkë, është plotësuar edhe ndarja për shortin e kësaj faze që do të hidhet të premten.

Sipas skemës së paracaktuar nga sistemi i ri i fazës në grupe, 8 të parat e klasifikimit që shmangën fazën play-off, do të vihen përballë skuadrave që dolën nga ndeshjet e kësaj jave. Dhe në bazë të kësaj skeme, pritet të ketë përballje të zjarrta në turin tjetër.

NDARJA NË SHORT

PSZH ose Benfika kundër Liverpulit ose Barcelonës

Klub Brizh ose Borusia Dortmund kundër Lillës ose Aston Vilës

Real Madrid ose Bajern Munih kundër Atletiko Madrid ose Bajer Leverkuzen

Fejnord ose PSV Aindhoven kundër Interit ose Arsenalit

LEXO EDHE:

Back to top button