Realizohet fluturimi i parë i drejtpërdrejtë Izrael-Marok

Jared Kushner, këshilltari i Donald Trump, do të përurojë të martën fluturimin e parë të drejtpërdrejtë midis Izraelit dhe Marokut, vendi i katërt në botën arabe që njofton një normalizim të marrëdhënieve me shtetin hebre nën udhëheqjen e presidentit amerikan në largim.

“Hapja e lidhjes Tel Aviv- Rabat do të shoqërohet me nënshkrimin e disa marrëveshjeve të lidhura me njoftimin e fundit të rifillimit të marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve”, sipas burimeve qeveritare.

Më pak se një muaj para largimit të planifikuar të Donald Trump nga Shtëpia e Bardhë, kjo ngjarje synon të promovojë idenë e një suksesi të planit të paqes në Lindjen e Mesme të administratës në largim.

LEXO EDHE:

Back to top button