Receta e ditës: Pulë e bardhë e pjekur me kërpudha

Një kombinim i mrekullueshëm - mish i bardhë pule, kërpudha dhe salcë beshamel

 

Pula është një nga burimet më të mira të proteinave dhe është e lehtë për t’u gatuar.

Në 100 gram mish pule të bardhë pa kocka ka: 165 kalori, 31 gram proteina, 4 gram yndyrë (nga të cilat 1 është e pangopur), 74 mg natrium.

Vetëm 100 gram mish pule në ditë plotëson nevojat ditore të hekurit dhe gjithashtu do të merrni një sasi të konsiderueshme të vitaminës B dhe zinkut.

Ngrënia e pulës zvogëlon rrezikun e obezitetit, sëmundjeve kardiovaskulare dhe diabetit.

Përbërësit :

– 500 g mish të bardhë pule

– 400 g kërpudha të freskëta

– 200 gram djathë

– kripë, piper

Për salcën beshamel:

– 30 g gjalpë

– 1 lugë gjelle miell

– 300 ml qumësht

– 100 g krem

Përgatitja:

Pritini mishin e bardhë në biftekë më të hollë, më pas rrihni lehtë me një çekiç mishi dhe shtoni pak kripë. Më pas skuqni çdo biftek në pak vaj sa të marrë ngjyrë. Kërpudhat i hedhim kripë dhe më pas i skuqim në vajin në të cilin është skuqur mishi.

Salcën beshamel do ta përgatisni duke skuqur miellin në gjalpin e shkrirë, më pas shtoni qumështin dhe e përzieni vazhdimisht që të mos krijohen gunga. Nëse dëshironi, mund të shtoni hudhër pluhur. Kur të fillojë të vlojë e largojmë nga zjarri dhe i shtojmë kremin.

Lyejmë me gjalpë enën rezistente ndaj furrës dhe e spërkasim me thërrime buke, më pas rregullojmë një shtresë mishi të bardhë, më pas një shtresë kërpudhash, më pas hedhim salcën beshamel. Vazhdoni derisa të harxhohen të gjithë përbërësit.

Në fund grijmë djathin dhe e fusim në furrë të piqet për 20 minuta në 180°C.

Ju bëftë mirë!

LEXO EDHE:

Back to top button