Receta e ditës: Troftë e mbushur me spinaq

Receta e ditës: Troftë e mbushur me spinaq

Troftë e kombinuar me spinaq, drekë për të gjithë familjen.

Përbërësit :

(për 4 persona)

– 4 troftë (rreth 250 g secila)

– 20 g gjalpë

– 2 thelpinj hudhër

– 20 g thërrime buke

– 2 lugë çaji barishte të thata

– 100 g milleram

– 2 lugë vaj

– 50 gr proshutë ose pancetë

– 60 g qepë të kuqe të grirë

– 200 gr spinaq

– kripë.

Përgatitja :

Pastroni, lani dhe thani peshkun me një peshqir letre.

Nëse spinaqi është i ngrirë, lëreni të shkrihet dhe nëse është e nevojshme shtrydhni lëngun e tepërt me dorë.

Skuqini pak qepën e kuqe të grirë dhe proshutën dhe shtoni spinaqin.

Kësaj mase i shtoni mileramin, thërrimet e bukës, erëzën dhe hudhrën e shtypur, më pas përziejini mirë të gjitha dhe mbushni me masën troftën.

Troftën e përgatitur në këtë mënyrë e vendosim në një tepsi të lyer me vaj, i hedhim pak kripë, e lyejmë me gjalpë të shkrirë dhe e pjekim për rreth 30 minuta në furrë të parangrohur në 200 gradë Celsius.

Ju bëftë mirë!

LEXO EDHE:

Back to top button