RECETË: E shijshme dhe e lehtë, byreku me mollë

Përbërësit e nevojshëm:
- 2 mollë të mëdha
- 30 g gjalpë
- 30 g sheqer
- kanellë
- Për brumin
- 1 vezë
- 30 g sheqer
- 8 g sheqer vanilje
- 30 ml vaj
- 150 g kos
- 140 g miell
- 8 g pluhur për pjekje
Mënyra e përgatitjes:
Qëroni mollët, i lani, i prisni në gjysmë, i hiqni farat dhe i prisni në feta. Rrihni vezën me sheqerin dhe sheqer vaniljen. Shtoni vajin dhe përzieni, më pas shtoni kosin. Në fund shtojmë miellin e përzier me pluhurin për pjekje. Përziejini derisa të përftohet një përzierje e lëmuar. Shkrini gjalpin në një tigan, më pas shtoni sheqerin dhe përzieni. Hidhni mollët në një tigan dhe ziejini në temperaturë mesatare për rreth 10 minuta. Më pas shtoni kanellën sipas dëshirës dhe përzieni. Masën e përgatitur e hedhim sipër mollëve, rrafshojmë me lugë. Vendosni kapakun dhe piqni tortën për 10 minuta. Kontrolloni me një kruese dhëmbësh nëse torta është gati. Nëse nuk është gati, e pjekim edhe 10 minuta të tjera.