Recetë për lazanjë me spinaq sipas një recete italiane

Recetë për lazanjë me spinaq sipas një recete italiane

Në vend të mënyrës klasike të përgatitjes së lazanjës, eksperimentoni me shijet dhe, në vend të mishit të grirë, përdorni spinaq të freskët, djathë parmixhano dhe domate të qëruara për këtë recetë. Gjithashtu, nëse nuk jeni adhurues i lazanjës tradicionale të bërë me miell dhe vezë, përdoret edhe lazanja jeshile e bërë me spinaq.

Përbërësit:

– fletë lazanjeje
– 400 g spinaq
– 250 g domate të qëruara
– 3 lugë gjelle vaj ulliri
– 200 g gjalpë
– 150 g miell
– 150 ml qumësht
– 6 lugë gjelle djathë parmixhano
– 5 vezë
– kripë sipas dëshirës
– arrëmyshk
– 1 lugë gjelle erëza të përziera
– vaj gatimi

Përgatitja:

Kullojini mirë specat, hiqni farat, pritini dhe vendosini në vaj ulliri të nxehtë. Skuqini ato derisa lëngu të avullojë. Pastroni spinaqin, lajeni dhe ziejeni për pak kohë në ujë të valuar me kripë. Pastaj nxirreni, ftohni dhe copëtoni.

Skuqni miellin në gjalpë, shtoni qumështin dhe gatuajeni për rreth 5 minuta, duke e përzier vazhdimisht me një rrahëse teli. Shtoni arrëmyshkun, kripën dhe beshameli është gati.

Kur beshamelja të jetë ftohur, shtoni spinaqin e grirë, erëzat e përziera dhe vezët, të cilat do t’i keni rrahur më parë.
Ziejini fletët e lazanjës, por jo plotësisht, kullojini dhe ftohini. Merrni një tavë, lyejeni me vaj gatimi dhe vendosni një rresht me fletë lazanjeje. Pastaj, shtoni fillimisht salcën pelati, pastaj salcën beshamel me spinaq dhe më pas shtoni një shtresë tjetër brumi sipër.

Përsëriteni procesin derisa të përdorni të gjitha brumërat dhe në fund hidhni sipër beshamelin dhe djathin parmixhano të mbetur. Piqeni në furrë të parangrohur në 180 gradë Celsius, për rreth 40 minuta.
Shijojeni vaktin tuaj!

LEXO EDHE:

Back to top button