“Red Bull”, do të paraqitet me ngjyrat e tjera në Stamboll

Në garën e radhës të Formula 1, këtë të diel në Stamboll (Turqi), makina “Red Bull” do të ketë një makinë krejt ndryshe nga ajo që shohim zakonisht. Makina austriake do të jetë gati tërësisht e bardhë.

Kjo për të festuar bashkëpunimin me “Honda”, që në vitin 1965, korri suksesin e parë në Formula 1, në Meksikë (Red Bull përdor motorin Honda në gara). Kështu, si Maks Verstappen ashtu dhe Serhio Perez do të ketë një makinë të bardhë për të pilotuar këtë fundjavë. Nuk do të mungojë as ngjyra e kuqe, që zakonisht dominon makinën Red Bull.

Me këtë “makinë të re”, Maks Verstapen do të kërkojë fitoren në Turqi, për të rimarrë kreun e renditjes. Ndryshime në dizajn do të ketë edhe makina Alfa Tauri, makina satelit e “Red Bull”.

LEXO EDHE:

Back to top button