“Red Bull” dorëzohet: Humbëm një titull, garojmë më ashpër për tjetrën

Makina “Red Bull” nuk është më skuadra më e mirë në botërorin e Formula 1. Që nga gara e fundit në Baku, në krye të renditjes botërore, te konstruktorët, ndodhet MekLaren, që tashmë ka 20 pikë avantazh ndaj kampionëve në fuqi. MekLaren u rikthye në krye pas 10 vitesh, që nga gara e Australisë në vitin 2014.

Imazhi emblematik i kësaj fundjave për “Red Bull”, përveç makinës së përplasur të Perez është edhe parakalimi që Lando Norris i bëri Maks Verstapen në xhirot e fundit. Pas garës, përmbledhja perfekte e momentit të errët që po përjeton “Red Bull”, u bë nga Hellmut Marko, një nga drejtuesit e ekipit.

McLaren driver Oscar Piastri of Australia in action during a Formula One Grand Prix practice in Baku, Azerbaijan, on Friday, Sept. 13, 2024. (AP Photo/Sergei Grits)

“Mendoj se kampionati i konstruktorëve tashmë ka ikur. Duhet të reagojmë sa më shpejt për të rikuperuar e të mos kemi të tjera probleme në të ardhmen”, tha Marko, ndërkohë që “Red Bull” nuk fiton prej 7 garash.

Në renditjen për pilotë, Verstapen ka ende 59 pikë avantazh ndaj Lando Norisit, por me këtë hap prej breshke që po ecën makina austriake, rrezikon të humbasë të dy titujt. Edhe Leklerk me 78 pikë pas Verstapenit është ende në garë.

LEXO EDHE:

Back to top button