Reforma gjyqësore në Izrael, qytetarët përballen me policinë derisa miratohet ligji kryesor

Reforma gjyqësore në Izrael, qytetarët përballen me policinë derisa miratohet ligji kryesor

Policia izraelite u përlesh me turmat e protestuesve gjatë natës pasi parlamenti miratoi një ligj shumë të diskutueshëm për të kufizuar kompetencat e Gjykatës së Lartë.

Masa – pjesë e një pakete të madhe reformash – do të parandalojë gjykatën të rrëzojë veprimet e qeverisë që i konsideron të paarsyeshme.

Policia në Jerusalem dhe Tel Aviv përdori ujë me shtypje të lartë për të shpërndarë protestuesit që bllokonin autostradat.

Kritikët thonë se reformat e qeverisë së djathtë kërcënojnë demokracinë izraelite.

Pas muajsh protestash masive në rrugë mbi reformën në drejtësi, votimi i së hënës në Knesset ishte një fitore e rëndësishme për kryeministrin Benjamin Netanyahu.

Por beteja nuk ka përfunduar. Mund të vazhdojë me muaj të tërë.

Një grup mbikëqyrës politik dhe kreu i opozitës qendrore, Yair Lapid, planifikojnë t’i bëjnë kërkesë Gjykatës së Lartë për të anuluar ligjin e ri.

Për më tepër, konfederata e sindikatave të Histadrutit të Izraelit ka kërcënuar me një grevë të përgjithshme dhe mijëra rezervistë ushtarakë, përfshirë pilotët e forcave ajrore, janë zotuar se nuk do të paraqiten në detyrë nëse ligji lejohet të zbatohet.

Netanyahu ka këmbëngulur se ligji është i nevojshëm që qeveria “të zbatojë politikën në përputhje me vendimin e shumicës së qytetarëve të vendit”, shkruan BBC.

LEXO EDHE:

Back to top button