Reforma zgjedhore, Andonovski: Nuk priten ndryshime thelbësore të Kodit Zgjedhor

Stefan Andonovski nga VMRO-DPMNE, i ftuar në emisionin “Rruga drejt” në Alsat, duke folur për reformat në kodin zgjedhor, shpjegoi se nuk do të ketë ndryshime thelbësore, në kuptim të financimit të partive. Por, sipas tij, reklamimi duhet të jetë i barabartë për të gjitha partitë.

Duket se ndryshime të këtilla thelbësore të Kodit zgjedhor nuk do të ndodhin në kuptim të financimit të partive në fushata nga buxheti i shtetit sepse u kalua në këtë zgjidhje para disa viteve dhe se u tregua se zvogëlohet korrupsioni te partitë politike gjegjësisht partitë politike të varen nga disa qendra financiare të fuqisë. Ajo që është e rëndësishme për qytetarët dhe ne e ngritëm që para një viti është që reklamimi të jetë barabartë për të gjitha partitë, që sipas pjesëmarrjes së tyre në Kuvend apo sipas votave të fituara. Më duket se gjatë bisedimeve do të arrijmë të vijmë deri në sheshim të mundësive, që të gjithë të kenë mundësi të barabartë. Mos të na ndodhë ajo që ndodhi në zgjedhjet e vitit të kaluar ku në garë 100 metra, partitë në pushtet u nisën nga metri i 30-të gjegjësisht sipas parametrave që Agjencia për shërbime audio dhe audio vizuale i mbante, pushteti ka pasur dyfish përfaqësim nëpër mediat elektronike kursen ne e dimë çfarë do të thotë media sot për ndikimi që e ka. Do të flisja edhe për votimin biometrik.

LEXO EDHE:

Back to top button