Reformat në drejtësi veç 20 për qind të realizuara!

Reformat në drejtësi veç 20 për qind të realizuara!

Gazetar: Adnan Qaili

Në buxhetin e shtetit, nga 366 milionë denarët e planifikuar për financimin e 15 masave, janë realizuar rreth 74 milionë denarë, përkatësisht 20% të reformave në drejtësi. Enti Shtetëror ka kryer revizion nëse është zbatuar plan veprimi strategjik për 2017 – 2022 dhe arriti në përfundimin se nga 130 masat e përfshira, vetëm 52% u zbatuan plotësisht, 34% janë zbatuar pjesërisht dhe 14% nuk janë zbatuar fare. Sipas Revizionit kjo është si pasojë e përcaktimit joadekuat të masave për arritjen e qëllimeve, afateve joreale, mos vlerësimi i burimeve financiare si dhe koordinimi i pamjaftueshëm midis institucioneve.

“Nga 146 milion denarë nuk janë shfrytëzuar fare, reformë e cila ishte lëndë e analizës së detajuar dhe hetimit tonë, me ç’ rast rekomanduam kompetentët që të ndërmarrin aktivitete për të dhënë sqarim cila ishte rëndësia e kësaj reforme për tu vazhduar në strategjinë e re”, tha Natasha Ninevska, Enti Shtetëror i Revizionit.

Sipas Ninevskës, dështimi kryesor është mos zbatimi i sistemit për lidhje elektronike midis institucioneve, projekt i cili kushtoi 2,39 milion euro, por kurrë nuk u vë në qarkullim. Gjetjet e revizionit tregojnë se kjo pamundëson përshpejtimin e procedurave hetimore dhe gjyqësore, për lëndë të cilat mbahen në sirtarë.

“Raporti i revizionit, po ashtu nxori në dukje që pajisja shumë e shtrenjtë për këmbim të informatave interne ndërmjet Prokurorisë Publike, Ministrisë së Brendshme, Policisë Financiare Drejtorisë së të ardhurave publike dhe institucioneve tjera, nuk është vënë në funksion akoma, megjithëse 75% e shumës së këtij sistemi është ndarë nga IPA fondet. Por, as Ministria e Drejtësisë nuk jep sqarime për çfarë nuk vihet në funksion dhe nuk tregon se a do të përfshihet në plan veprimin aksionar në 5 vitet e ardhshme”, raporton Adnan Qaili, gazetar i Alsat.

Strategjia për reforma në sektorin e drejtësisë për periudhën 2017-2022, sipas Revizionit është bazë për vazhdimin e reformave në drejtësi të Maqedoninë me qëllim të përmbushjes së rekomandimeve të dhëna në Raportet e Komisionit Evropian për progresin e vendit, përkatësisht ë Kapitullin 23, i titulluar “Drejtësia dhe të drejtat themelore në rrugën drejt procesit të integrimit evropian”. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button