Refugjatë ukrainas arrijnë në Serbi

Përfaqësues të organizatave joqeveritare në Serbi konfirmuan se në këtë vend kanë arritur refugjatët e parë nga Ukraina. Sipas të dhënave që disponon kjo qendër, në Serbi aktualisht ka vende për pritjen e rreth 6,000 personave, ndërsa kjo organizatë pret mbërritjen e mbi 10,000 refugjatëve nga Ukraina. Sipas ligjeve aktuale, qytetarët e Ukrainës mund të qëndrojnë në Serbi për një muaj pa viza. Serbia, ndryshe nga shumica e vendeve të Evropës, nuk i ka vendosur sanksione Rusisë, për shkak të pushtimit të paprovokuar të Ukrainës.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë për momentin, sepse ajo “udhëhiqet nga interesat e saj jetike, ekonomike dhe politike”. Rusia është një ndër aleatet më të fuqishme të Serbisë në arenën ndërkombëtare./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button