Refuzon ofertën faraonike, i mbetet besnik Romës

Paulo Dibala do të qëndrojë te Roma. Sulmuesi argjentinas dëshiron të vazhdojë të veshë fanellën verdhekuqe, nën drejtimin e Daniele De Rossi. Edhe nëse në rolin e tij tani do të duhet të luajë për Soulé, i cili mbërriti kësaj vere nga Juventusi, nuk është problem. “La Joya” dëshironte shumë të qëndronte në kryeqytet, raporton edicioni i sotëm i “Gazzetta dello Sport”, duke hedhur poshtë një ofertë të madhe financiare nga Arabia Saudite.

Gazeta e njohur sportive italiane tregon se si më 1 gusht, ai mori një ofertë nga Al-Qadsiah (klub ku luajnë për shembull lojtarë të kalibrit të Naços, Nandez dhe Aubamejang).

Propozimi ishte shumë tërheqës, sidomos, siç ndodh shpesh në situata të tilla, nga pikëpamja ekonomike. Për Dibala-n ishte gati kontrata 2-vjeçare, me vlerë rreth 20 milionë euro në sezon, por në fund dëshira e tij për të qëndruar te Roma dhe luajtur në elitën e futbollit europian, me trajner De Rossi, fitoi.

Vetë trajneri verdhekuq kishte deklaruar dje lidhur me këtë çështje.

“Ata që ishin në Angli janë të gjithë lojtarë të Romës, pastaj të shohim se çfarë do të ndodhë jo vetëm për Dibala, por për të gjithë. Kur më pyetën nëse ka lojtar me ‘duart dhe këmbët e lidhura’ këtu, thashë jo. Dibala nuk ishte atje, kushdo që dëshiron të largohet është i lirë ta bëjë këtë. Nuk mbajmë askënd me zor te Roma”, tha mes tjerash De Rosi.

LEXO EDHE:

Back to top button