Refuzon të shkojë në Bjellorusi, kërkon azil në Tokio

Atletja Krystsina Tsimanouskaya, 24 vjeç, e kaloi natën në një hotel në aeroportin Haneda të Tokios. Ajo pretendon se zyrtarët u përpoqën ta largonin me forcë nga Tokio dhe se u dërgua me forcë në aeroport të dielën për kritikën e trajnerëve. Bjellorusia, duke potencuar “gjendja e saj emocionale” ishte arsyeja për këtë lëvizje.

Ajo më parë kishte kritikuar stafin mbështetës bjellorus për “neglizhencë” dhe i ka thënë “Reuters”-it se “nuk do të kthehet në Bjellorusi”. Tsimanouskaya kritikoi zyrtarët e ekipit të Bjellorusisë në llogarinë e saj në “Instagram”.

Ajo tha se ishte futur në stafetën 4×400 pavarësisht se nuk e kishte garuar kurrë këtë kategori. Komiteti Ndërkombëtar Olimpik, në një deklaratë për meidat  kërkoi zyrtarëve olimpikë kombëtarë të Bjellorusisë sqarime mbi mosmarrëveshjen.

Komiteti Olimpik i Bjellorusisë, i cili kryesohet nga Viktor Lukashenko, djali i Presidentit Alexander Lukashenko, pohoi se përfshirja e Tsimanouskaya në Lojërat Olimpike ishte pezulluar për shkak të “vendimit të mjekëve, për shkak të gjendjes së saj emocionale dhe psikologjike”, raportoi AFP.

Republika Çeke dhe Polonia thonë se janë gati t’i ofrojnë atletes një vizë. Thuhet se Tsimanouskaya po konsideron të kërkojë azil në Evropë.

LEXO EDHE:

Back to top button