Regev: Izraeli është gati t’u përgjigjet sulmeve të Hezbollahut

Regev: Izraeli është gati t'u përgjigjet sulmeve të Hezbollahut

Këshilltari i lartë i kryeministrit izraelit tha se Izraeli është gati t’i përgjigjet sulmeve të Hezbollahut. Mark Regev i tha mediave se Izraeli nuk dëshiron luftë në dy fronte dhe do të preferonte të fokusohej te Hamasi në Gaza. Por nëse Hezbollahu fillon një konflikt, ne jemi gati, tha Regev nga Tel Avivi. Një sulm ajror izraelit në Libanin jugor vrau katër civilë, duke përfshirë një grua dhe tre fëmijë, duke rritur gjasat për një përshkallëzim të ri të rrezikshëm në konfliktin në kufirin Liban-Izrael. Trupat izraelite dhe militantët e Hezbollahut dhe aleatët e tyre janë përleshur për një muaj përgjatë kufirit që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas. Zyrtarët e Hezbollahut kanë paralajmëruar se nëse Izraeli vret civilë libanezë, do të konsiderohet shkelje e rregullave të angazhimit dhe do të hakmerret duke sulmuar objektivat civilë.

“Unë mund t’i them Hezbollahut në veri se Izraeli është i mobilizuar, Izraeli po ndjek, Izraeli është gati. Dhe nëse ata janë mjaft të marrë, nëse janë mjaftueshëm të çmendur për të filluar një luftë, ne jemi gati të përgjigjemi, me shpejtësi dhe vendosmëri”, deklaroi Mark Regev, këshilltar i Netanjahut. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button