Regjim i posaçëm i trafikut nesër pasdite në qendër të Shkupit
Regjim i posaçëm i trafikut nesër pasdite në qendër të Shkupit
Nesër, duke filluar nga ora 16:00, për shkak të mbajtjes së garës ndërkombëtare të atletikës natën “13 Nëntori”, Njësia për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë SPB Shkup do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të trafikut, me ç’rast komunikacioni do të realizohet nëpër rrugët e afërta.
Siç bëjnë të ditur nga SPB Shkup, gara do të zhvillohet në këtë itinerar: nga porta “Maqedonia”, përmes sheshit “Maqedonia”, përgjatë rrugës “Nikolla Vapcarov”, në të djathtë përgjatë rrugës “Dimitrie Çupovski”, deri në kryqëzimin me rrugën “Dame Gruev”, gjysmërreth prapa përgjatë së njëjtës rrugë, në vazhdim përgjatë rrugës “11 Tetori” deri në kryqëzimin me bulevardin “Koço Racin”, në një gjysmërreth prapa përgjatë së njëjtës rrugë, djathtas përgjatë rrugës “Filipi II i Maqedonisë”, majtas përgjatë rrugës hyrëse të QTQ dhe djathtas në fund te porta “Maqedonia” në Shkup.
SPB Shkup apelon qytetarët t’i respektojnë urdhërat të cilat i japin nëpunësit policorë nëpër rrugët ku do të zhvillohet ngjarja, qëndron në njoftimin e MPB-së.