Regjim i posaçëm komunikacioni në Shkup, MPB-ja kërkon të respektohen urdhrat
Regjim i posaçëm komunikacioni në Shkup, MPB-ja kërkon të respektohen urdhrat

SPB Shkup sot ka ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të komunikacionit nëpër rrugët e rajonit më të gjerë të qendrës së Shkupit për shkak të ardhjes së delegacionit nga Republika e Shqipërisë për mbledhjen e përbashkët të të dy qeverive.
MPB me këtë rast ju bën thirrje qytetarëve që t’i respektojnë urdhrat të cilët i japin nëpunësit e policisë nëpër rrugët ku është paraparë regjim i posaçëm i komunikacionit.