Regjistrimi në shkollat e mesme prej sot në formë elektronike

Regjistrimi në shkollat e mesme prej sot në formë elektronike

Nxënësit që kanë kryer shkollën fillore, do të mund të regjistrohen prej sot në formë elektronike në shkollat e mesme. Afati i parë mbyllet më 21 qershor, por rezultatet për përzgjedhjen e nxënësve do të bëhen publike më 22 qershor. Në shkollat ku do të ketë interesim më të madh të nxënësve të shkëlqyeshëm se sa vendet e parapara do të ketë edhe provim pranues. Afati i dytë dhe i fundit për regjistrim është 27 dhe 28 qershori. Për vitin e ardhshëm shkollor 2023/24 janë 29 798 vende të lira, prej të cilave 20 608 vende për gjuhën maqedonase, ndërsa 8 301 në gjuhën shqipe. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button