Regjistrohen 130 raste të reja me koronavirus

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 1843 teste të kryera janë regjistruar 130 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 88 vetëm në Shkup. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 423 pacientë, përcjell Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 6 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 195.132 raste, prej të cilëve 181.619 janë shëruar, kurse 6.658 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 6658 raste aktive me virusin korona.

- Advertisements -

LEXO EDHE:

Back to top button