Regjistrohen 17 viktima dhe 554 raste të reja me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 4.072 teste të kryera janë regjistruar 554 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 309 vetëm në Shkup. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 891 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 17 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 187.622 raste, prej të cilëve 168.700 janë shëruar, kurse 6.489 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 12.433 raste aktive me virusin korona.

LEXO EDHE:

Back to top button