Regjistrohen 28 viktima dhe 450 raste të reja me Covid-19, shërohen 1001 persona

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 2847 teste të kryera janë regjistruar 450 raste të reja me Covid-19. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 1001 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 28 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 151.122 raste, prej të cilëve 130.910 janë shëruar, kurse 4.742 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht 15.470 raste aktive me virusin korona.

LEXO EDHE:

Back to top button