Regjistrohen mbi 6 mijë raste të reja me Covid-19 në Turqi

Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 6.818 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), përfshirë 761 pacientë simptomatikë, transmeton Anadolu. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka tejkaluar shifrën 2.39 milionë, prej të cilëve 24.328 kanë vdekur, përfshirë 167 viktima brenda ditës së fundit.

Po ashtu 7.218 pacientë të tjerë janë shëruar nga virusi, duke e çuar në mbi 2.27 milionë numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar, paraprakisht të rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit. Mbi 27.69 teste të dyshuara për COVID-19 janë kryer në Turqi që nga shpërthimi i pandemisë, me 175.133 teste të kryera gjatë ditës së fundit. Shifrat e fundit tregojnë se numri i pacientëve të prekur nga COVID-19, që janë në gjendje kritike, ka ra në 2.162.

LEXO EDHE:

Back to top button