Regjistrohet rasti i parë me Covid-19 në ishujt Vanuatu

Ishte një nga parajsat e fundit në planet ende të paprekura nga virusi pandemik që shkakton COVID-19, por mesa duket koronavirusi ka “vendosur” të ndodhet në çdo cep të Tokës, edhe në skajet më të largëta.

Autoritetet e ishujve Vanuatu kanë njoftuar rastin e tyre të parë të infektuar, një 23-vjecar që vinte nga Shtetet e Bashkuara, vend nga i cili ishte riatdhesuar.

Personi ishte asimptomatik, dhe tashmë të gjithë pasagjerët e aeroplanit do mbeten në karantinë, më së shumti turistë që mendonin të harronin aty karantinën dhe makthin e pandemisë, dhe që tani duhet të përballojnë kostot e një udhëtimi të shtrenjtë duke parë bukuritë e ishujve me 300 mijë banorë… nga dritarja e hotelit.

Kiribati, Mikronezia, Nauru, Palau, Samoa, Tonga, dhe Tuvalu ende nuk kanë raportuar për raste me koronavirus, ndërkohë që janë 217 vendet ku janë raportuar infeksione nga COVID-19.

LEXO EDHE:

Back to top button