Regjistrohet viktima e parë nga Covid-19 në Eritrea

Në shtetin e Afrikës Lindore, Eritre, është regjistruar rasti i parë i vdekjes i shkaktuar nga koronavirusi (COVID-19), bëri të ditur Ministria e Informacionit e këtij vendi.

“Ka vdekur një pacient i moshës 50-vjeçare i cili ka qenë në kurim nga COVID-19 në spitalin në Decamere”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Në këtë vend deri më tani janë regjistruar gjithsej 832 raste të infektimit ndërsa janë kuruar 599 prej tyre, Anadolu.

Sipas të dhënave nga viti 2020, popullata e Eritresë numëron më shumë se 6.08 milionë.

LEXO EDHE:

Back to top button