Regjistruesit e pavaksinuar nuk e cenojnë operacionin statistikor, tha Zaev

I vogël është numri i qytetarëve të cilët nuk do të pranojnë të regjistrohen nga regjistrues të pa vaksinuar, dhe atyre do t’u dërgohen regjistrues të cilët janë të vaksinuar. Kështu deklaroi kryeministri Zoran Zaev i cili thotë se periudha 25 ditore për zbatimin e regjistrimit është e mjaftueshme që të realizohet me sukses.
Me të vërtet është i vogël numri i reagimeve të këtilla për shkak se edhe numri më i madh i regjistruesve janë të vaksinuar, e siç po shikoni më shumë se 50% e qytetarëve mbi 40 vjeçarë janë të vaksinuar, siç janë të vaksinuar edhe një përqindje e rëndësishme e regjistruesve”, theksoi Zoran Zaev, kryeministër.
Drejtori i Entit të Statistikave, Apostoll Simovski thotë se më shumë se vaksinimi ka rëndësi zbatimi i protokolleve shëndetësore.
Nëse regjistruesi është i vaksinuar ose jo nuk ka shumë rëndësi, me rendësi është që çdo kush prej ne, duke filluar nga regjistruesi por edhe qytetari që do të regjistrohet ti respektojnë protokollet, në këtë rast askush nuk do të vendoset në çfarëdo lloj rreziku për përhapjen e virusit”, tha Apostol Simovski, drejtor i Entit të Statistikave.
Simovski shoti se zërat për bojkot të operacionit statistikor janë të dëmshme për shtetin. Ditë më parë, Qeveria i ofroi Entit të Statistikave të punësuarit me kontratë pune në institucionet e pushtetit qendror dhe atij lokal, nëse enti ka nevojë për regjistrues. Regjistrimi i popullsisë rezidente do të fillojë të dielën më 5 shtator dhe do të zgjas deri më 30 shtator. Ndërsa në vijim është vetë regjistrimi online i mërgatës, i filloi më 1 mars dhe do të përfundojë bashkë me regjistrimin e popullsisë rezidente.
Mefail Ismaili