Reijnders arrin akordin me Man. Sitin, 70 mln euro për Milanin

Tijjani Reijnders do të largohet nga Milani këtë verë. Mungesa e trofeve si edhe moskualifikimi në garat evropiane, ka bërë holandezin të mendojë të ardhmen e tij në qytetin e modës.

Dhe siç raporton Fabrizio Romano, Reijnders ka arritur marrëveshjen me Man. Sitin, si përforcimi i ri në mesfushë. Skuadra angleze priitet të paguajë shumën e 70-milionë eurove për shërbimet e yllit holandez

Reijnders, ka qenë këtë sezon një nga lojtarët më të mirë të Milanit, ku ka bërë 54 paraqitje dhe ka shënuar 15 gola dhe 5 asistime.

LEXO EDHE:

Back to top button