Reijnders: Jemi një grup i mirë dhe mezi pres të fillojmë kampionatin

Tijjani Reijnders, mesfushori i ri i Milanit, foli në zonën mikse pas humbjes me penallti kundër Juventusit, në miqësoren e luajtur në Los Angeles. Pas debutimit pozitiv ndaj Real Madridit, holandezi luajti shumë mirë edhe kundër “bardhezinjve”.
“Të luash këtu është shumë bukur. Jemi një grup i mirë dhe mezi pres të fillojmë kampionatin. Duam të fitojmë ‘scudetton’. Pritshmëritë janë të mira. Më pëlqen të luaj me këtë fanellë dhe gjithashtu me Pulishiçin. Kam folur me Piolin për pozicionin tim në fushë dhe duhet të them se ky është i preferuari im, si numri 8 që ndihmon në fazën e ndërtimit,” raporton “Gazetta Dello Sport”.