Rej Manaj në formacionin e javës në Turqi, së bashku me Mauro Ikardin

Rei Manaj është pjesë e formacionit të javës në Superligën turke. “Sofascore” ka vlerësuar sulmuesin lushnjar pas dopietës së realizuar kundër Hatajspor. Këto të fundit fituan 3 me 2 në shtëpi duke u rikthyer te tri pikët pas tri javësh. Pikërisht atëherë nuk ka qenë i pranishëm Manaj, që po rikuperohej nga dëmtimi.

Statistikat e sulmuesit të Kombëtares shqiptare e vendosën atë përkrah Ikardit. Kjo pasi dhe argjentinasi realizoi dopietë për të ndihmuar Gallatasarain në rrugën e fitores.

Manaj ndërkohë e pati golin e tretë në këtë sezon. Është aktivizuar përgjatë gjashtë ndeshjeve, teksa kanë kaluar nëntë javë kampionat.

LEXO EDHE:

Back to top button