Rej Manaj sërish në Seria A, afër akordi me skuadrën italiane

Sipas raportimeve, të fundit që vijnë nga Italia, sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, është pranë akordit me skuadrën e Frosinones, që këtë sezon u ngjit në elitë, teksa pak kohë më parë transferoi edhe sulmuesin tjetër shqiptar Marvin Çuni.

Manaj është futbollist i lirë prej 8 shkurtit të vitit 2023, kur mbylli kontratën me Uatford, teksa sipas Xhanluka Di Marcios, drejtuesit e klubit verdheblut të Frosninones, po mendojnë të nënshkruajnë me shqiptarin.

Këtë e konfirmoi vetë Guido Angeloci, drejtor i zonës tekniko-operative të Frosinones, i cili pranoi se janë në tratativa me Manajn. Gjasat janë të mëdha që shqiptari të rikthehet në Itali, pas aventurave të mëparshme me Kremonezen, Interin, Peskarën, Pizën dhe Specian.

LEXO EDHE:

Back to top button