Reja: Djelmoshat e merituan të mos humbnin ndeshjen

Trajneri i kombëtares së Shqipërisë. Edi Reja, e ka cilësuar një mëkat humbjen përballë Polonisë dhe sipas tij, Shqipëria luajti si e barabartë dhe u ndëshkua nga një gabim.
“Të vjen keq se bëmë një ndeshje të mirë, nuk e pritja një ekip me kaq temperament. Treguam që mund të luanim ndaj Polonisë. Po lëshonim pak e po bëja gati zëvendësimet. Bëmë disa gabime dhe njëri na dënoi, më vjen keq se barazimin mund ta merrnim, mjaftonte të ishim pak më të vëmendshëm. Nuk flas për mungesat, kisha 16 lojtarë të gatshëm. Sigurisht 6-7 lojtarë që mungojnë sigurisht peshojnë për lojtarët, dhanë gjithçka dhe kisha besim te ata. Kish besim te paraqitja. Ata shiheshin që ishin të fortë edhe fizikisht, në mbrojtje nuk linin hapësira. Po bënim zëvendësimet dhe pastaj bëmë gabime individuale që nuk duhej ta bënim. Më vjen keq se djemtë duhej e meritonin kënaqësinë që të mos humbnin ndeshjen. Derisa nuk ka marrë fund, jemi aty edhe është e drejtë të shpresosh.
Komplimente njerëzve. Një ambient të tillë e vështirë të gjesh në Europë, se një tifozeri e tillë, i gjithë stadiumi, djemtë e ndjenë ngrohtësinë. Ishte një tifozeri për drithërima. Bravo tifozëve dhe bënë që skuadra të jepte këtë paraqitje, se paraqitjen e bëmë pavarësisht vështirësive, ishte e mirë dhe ishim në lartësinë e Polonisë dhe kjo është ajo që ka rëndësi,” tha mes tjerash Reja.
Me këtë fitore tani Polonia del në pozitën e dytë të grpit I me 17 pikë, ndërsa Shqipëria zbret në vendin e tretë me 15 pikë.