Reja: Rezultat pozitiv në dy sfidat e ardhshme

Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Edi Reja, në prag të përballjeve me Hungarinë në transfertë dhe Polonisë në Shqiipëri, bëri të ditur mungesën e dyshes Laçi dhe Abrashi, për të cilët tha se janë dy lojtarë shumë të rëndësishme, por që ka në skuadër emra që mund të bëjnë mire. Trajneri italian ka bërë thirrje për një angazhim maksimal në këto dy ndeshje, sepse në të kundërtën, skuadra do të largohej nga objektivi për të qenë pjese e play-offi-t të Botërorit.

“Do të luajmë më Hungarinë dhe me Poloninë, dy ndeshje shumë të forta për të cilat është e tepër të flasim tashmë, por për mua është e rëndësishme që ekipi ynë po rritet ndeshje pas ndeshje, jemi skuadër kompetitive. Duhet të kemi parasysh që një humbje do të na largonte nga ëndrra që kemi , pra për të shpresuar deri në fund për të arritur ne play-off-in e botërorit. Sigurisht është e detyrueshme që të marrim dy rezultate pozitive në dy ndeshjet e ardhshme,” tha mes tjerash Reja.

Fitoren ndaj Polonisë Reja e sheh si të obligueshme për kombëtaren kuq e zi, derisa ka thënë se do të ishte ideale që nga këto dy sfida të merren katër pikë. Kujtojmë se Shqipëria është e dyta në Grupin “I” me 12 pikë, katër më pak se Anglia në vendin e parë dhe dy më shumë se Polonia, në vendin e tretë.

LEXO EDHE:

Back to top button