Rekord absolut i Romelu Lukaku në Ligën Europa

Romelu Lukaku shënoi golin final të fitores 2-1 të Romës në transfertën moldave, ndaj Sheriff Tiraspol, në ndeshjen “inauguruese” të sezonit të ri të Ligës së Europës. Kësisoji, beglu konfirmoi ndjenjën e tij të shkëlqyer me kompeticionin e dytë kontinental, duke i dhënë vazhdimësi një serie që filloi në vitin 2014.

Në 12 paraqitjet e fundit në Ligën e Evropës, ai ka shënuar gjithmonë. Konkretisht, 16 gola të shënuar me fanellat e Evertonit, Interit dhe tani të Romës. Ky është një rekord absolut, të cilin belgu me siguri do të dëshirojë ta përmirësojë në xhiron e dytë të fazës së grupeve, kur verdhekuqtë do të presin Servetin në “Olimpico”.

Nota kundërshtuese përfaqësohet sigurisht nga “frenimi” i ri i Renato Sanches, i cili u detyrua të largohej nga fusha pas vetëm 28 minutash lojë për shkak të një problemi në kofshën e djathtë.

“Fatkeqësisht ky është Renato, një lojtar gjithmonë në rrezik. Është e vështirë të kuptohet… Bajerni nuk e kuptoi, PSZH nuk e kuptoi, edhe ne po luftojmë për ta kuptuar pse dëmtohet kaq shpesh. Ai është një lojtar i madh, që duhet të luajë rregullisht. Ndeshjen e fundit luajti 45 minuta, kishte tri ditë pushim dhe përgatitje. Ishte i mirë për të luajtur dhe pas 45 minutash ndjeu diçka, ndaj duhej të ndalonte,” janë fjalët e Murinjos.

LEXO EDHE:

Back to top button