Rekord botëror Gines për mbajtjen e lugëve në trup

Një iranian shënoi rekord botëror Gines për mbajtjen e lugëve në trup. 50 vjeçari mund të mbajë madje 85 lugë në trupin e tij pa i përdorur fare duart. Abdolfazl Mokhtari tregoi se e kishte vënë re rastësisht këtë talent të tij kur ishte fëmijë. “E vura re rastësisht këtë talent timin kur isha fëmijë. Pas shumë vitesh praktikë dhe përpjekje, arrita ta forcoja talentin tim dhe ta zhvilloja atë”, tha ai. 50-vjeçari thotë se sekreti qëndron tek përqendrimi. “Unë fokusohem në çdo gjë që përpiqem të ngjis në trupin tim, duke më bërë të aftë të transferoj energjinë dhe fuqinë time tek ato”, tha ai. Rekordin paraprak për mbajtjen e balancuar të lugëve e kishte shënuar një spanjoll. Rekordi i tij ishte 64 lugë. /Alsat.mk