Rekord i ri në Itali, rreth 38 000 raste ditore me COVID dhe 446 viktima

Italia vazhdoi edhe sot trendin e rekordeve të rasteve me COVID-19, me 37 809 raste të reja të regjistruara në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Viktimat janë 446 më shumë, shifra që nuk janë regjistruar që nga muaji prill.

Në total janë 862 681 të infektuar, përfshirë viktimat dhe të shëruarit, ndërsa vdekjet totale janë 40 638.

Aktualisht, janë gati 500 000 pozitivë me COVID-19, me një rritje prej 26 770 rastesh në krahasim me të enjten.

Prej tyre, 24 005 janë të shtruar në pavijone të zakonshme (+749 se dje), 2 515 janë në kujdes intensiv, me një rritje prej 124 në 24 orët e fundit dhe 472 598 janë në karantinë (+25 897 se dje).

Që nga fillimi i pandemisë, janë shëruar 322 925 pacientë, me një rritje prej 10 586 në 24 orët e fundit.

LEXO EDHE:

Back to top button