Rekord i ri në La Liga, 40 goditje drejt portës së Majorkës

Ishte një festë e vërtetë e futbollit sulmues. Barça rikuperoi shkëlqimin e saj, versionin më të freskët dhe të gjallë në momentin më të përshtatshëm, pikërisht para finales së madhe të Kupës së Mbretit, që do të zhvillohet të shtunën në “Estadio de la Cartuja” të Seviljës, kundër Real Madridit.

40 goditjet në portën kundërshtare, që skuadra e Hansi Flik realizoi të martën në fitoren minimale ndaj Majorka (1-0), përbëjnë rekordin e një ndeshjeje në La Liga në 10 sezonet e fundit, sipas të dhënave të “BeSoccer Pro”. 40 goditje, një çmenduri që nuk u pasqyrua në rezultatin përfundimtar. Prej tyre, 13 ishin në kuadratin e portës së Mallorca.

“Heroi” për mysafirët ishte portieri Leo Román, lojtari më i mirë i ndeshjes për skuadrën balearike, që shkëlqeu me 11 pritje vendimtare, duke tejkaluar rekordin e dy ndeshjeve të mëparshme me nga 10 pritje, të mbajtura këtë sezon nga portieri i Espanyol, Joan Garcia. Në kontrast, Mallorca realizoi vetëm 4 goditje, por asnjë në portën katalanase.

Nga pothuajse 40 goditje të provuara nga Barcelona, vetëm Dani Olmo, në minutën e parë të pjesës së dytë, arriti të gjejë rrugën e rrjetës. Në total, Barça regjistroi kundër Mallorca 4.64 “expected goals” (xG) – një metrikë e avancuar që i jep vlerë çdo goditjeje nga 0.00 deri në 1.00 për të pasqyruar probabilitetin që ajo goditje të përfundonte në gol.

Asnjë skuadër që nga sezoni 2015-16, kur “BeSoccer Pro” nisi të mbledhë këto të dhëna, nuk kishte realizuar kaq shumë goditje në një ndeshje të La Liga-s. Statistikë mbresëlënëse që vjen në një fazë kyçe të sezonit, me një Barçë që është e etur për t’i fituar të gjitha trofetë në lojë.

LEXO EDHE:

Back to top button