Rekord i të ardhurave nga shitja e biletave për sfidën Inter-Juventus

Numër rekord të biletave të shitura për ndeshjen finale të Kupës së Italisë në mes Juventusit dhe Interit.  Kjo do të jetë hera e tretë që ‘Bianconerët’ dhe ‘Nerazzurrët’ takohen në finale, me Juventusin që fitoi të dyja takimet e mëparshme (4-1 në sezonin 1958-59 dhe 1-0 në sezonin 1964-65).

Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, biletat e mbetura pritet të shiten së shpejti dhe tashmë janë regjistruar rekorde sa i përket fitimeve nga shitja e tyre.

Fitimet e mëparshme rekord erdhën nga ndeshja e dytë gjysmëfinale ndërmjet Interit dhe Milanit më 19 prill, e cila mposhti rekordin e vitit 2016, prej 4 milion 156 mijë e 710 euro.

Ndeshja në mes Juventus – Inter zhvillohet më 11 maj (e mërkurë), në stadiumin ‘Olimpico’ në orën 21:00.

LEXO EDHE:

Back to top button