Rekord kokaine në Britani/ Kapen 2,4 tonë drogë, vinte nga Amerika Latine
Rekord kokaine në Britani/ Kapen 2,4 tonë drogë, vinte nga Amerika Latine

Britani- Autoritetet britanike kanë sekuestruar një sasi kokaine me vlerë thuajse 100 milionë paund, në një nga operacionet më të mëdha të drogës në vitet e fundit në vend.
2.4 ton drogë u zbulua më herët gjatë këtij muaji, por u kap kur mbërriti në portin London Gateway në një anije kontejnerësh nga Panamaja.
Me ndihmën e operatorit të portit, 37 kontejnerë të mëdhenj u zhvendosën për të zbuluar drogën, me vlerë rreth 96 milionë paund.
Ky është sekuestrimi i gjashtë më i madh i kokainës në historinë e Mbretërisë së Bashkuar, sipas Forcës Kufitare.
Anijet me kontejnerë janë një nga mënyrat kryesore me anë të të cilave bandat ndërkombëtare kontrabandojnë drogë në Mbretërinë e Bashkuar sipas autoriteteve të vendit.
Ndërkohë, një sasi prej,170 kg ketaminë dhe 4,000 pilula ekstazi u gjetën në një kamion në Portin e Doverit.
Hetuesit e Agjencisë Kombëtare Kundër Krimit vlerësojnë se vlera e ketaminës në treg do të kishte qenë rreth 4.5 milionë paund dhe 40,000 paund për ekstazinë.