Rekord rastesh me Covid-19 në Poloni, vendi drejt masave shumë të ashpra

Polonia njoftoi 8 100 raste të reja me koronavirus, numri më i lartë ditor që nga fillimi i pandemisë, me qeverinë që pritet të shpallë kufizime të reja shumë të ashpra për koronavirusin.

”Gjithsej 91 persona vdiqën për shkak të Covid-19 në 24 orët e fundit”, deklaroi Ministria e Shëndetësisë.

Që nga fillimi i pandemisë, Polonia ka regjistruar gati 150 000 raste koronavirusesh dhe një numër të vdekurish prej mbi 3 300.

Polonia ka një popullsi prej rreth 38 milionë banorë.

Polonia ka rivendosur detyrimin për maskat në ambiente publike dhe parashikon kufizime të mëtejshme.

Sipas komenteve nga një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë, mbi 100 qarqe në Poloni, duke përfshirë një numër qytetesh, së shpejti mund të shpallen “zona të kuqe” ose zona më të prekura nga virusi ku do të vendosen kufizime të mëtejshme.

Kjo do të thotë se rreth një e treta e bareve dhe restoranteve të vendit do të duhet të mbyllen nga ora 22:00 dhe ngjarjet sportive do të mbahen me dyer të mbyllura.

LEXO EDHE:

Back to top button