Rekord shitjesh të fanellave, Mesi “sërisht” mund Ronaldon

Lionel Messi padiskutim është një nga lojtarët më të mirë në botë, i cili ka vendosur rekorde njëri pas tjetrit në fushën e lojës, por këtë herë një rekord sulmuesi argjentinas e ka thyer jashtë fushës së blertë. Në sezonin e parë të “Pleshtit” te PSG ka regjistruar një shifër rekord të shitjeve të fanellave me numrin 30-të. Fanella e Messit me numër “30” përbënte mbi 60% të shitjeve dhe ky është një rekord i ri në botën e futbollit, pasi asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që fanella e një futbollisti të shitet kaq shumë për një sezon.

Sipas “Sportbible” Messi theu edhe rekordin e rivalit të tij, Cristiano Ronaldo, i cili u rikthye te Manchester United në verën e vitit të kaluar. Klubi anglez kishte përfituar 187 milionë funte deri në shtator nga shitja e fanellave të portugezit, por shifrat nga shitja e fanellave të argjentinasit vazhduan të hipnin dhe përfundimisht kaluan Ronaldon.

Kur u njoftua se Messi po largohej nga Barcelona drejt PSG-së, pothuajse 1 milion euro u gjeneruan nga shitja e fanellave brenda disa orësh. Kampionët e Francës pastaj u detyruan të prodhonin sa më shumë fanella për të përballuar kërkesën e lartë.

“Kërkesa është rritur 30 deri në 40 për qind dhe me të vërtetë ajo që mund ta ngadalësojë atë është oferta. Kur ndodh një nënshkrim i tillë, Cristiano Ronaldo te Manchester United për shembull, ju mund të mendoni se ai do të paguhet duke shitur fanella, por nuk është kështu. Nuk mund të prodhosh shumë fanella shtesë. Marrëveshja është vendosur të garantojë minimume shumë të rëndësishme, por ne nuk mund të përmbushim kërkesat për fanellat e Messit. Ne kemi arritur kulmin, “ tha përgjegjësi për marrëveshjet te PSzh-ja, Mark Armstrong për “Marca”./abcnews.al/

LEXO EDHE:

Back to top button