Rekord viktimash nga Covid-19 në Britaninë e Madhe

Britania e Madhe ka regjistruar më shumë se 1,000 vdekje të lidhura me Covid-19, në 24 orët e fundit. Të dhënat e fundit vijnë në ditën e parë të karantinës së vendosur së fundmi në Britaninë e Madhe, të njoftuar të hënën nga Kryeministri Boris Johnson.

Shkak për mbylljen e radhës është bërë konfirmimi varianti i ri i koronavirusit, i cili rezulton që të jetë edhe më infektues se “versioni origjinal”.

Shifrat e lëshuara nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar të Mërkurën pasdite treguan se brenda ditës u regjistruan 1,041 viktima nga Covid-19. Po ashtu, vendi regjistroi edhe rekord rastesh të reja.

Në 24 orë u konfirmuan 62,322 raste pozitive. Në total, vendi numëron 2,8 të infektuar me koronavirus.

LEXO EDHE:

Back to top button